Lidhje

Lech Walesa përballë akuzave


Ish-presidenti i Polonisë dhe fitues i Çmimit Nobel të Paqes, Lech Walesa, i cili mori famë botërore për rolin e tij në rrëzimin e komunizimit, premtoi sot se do vetëmbrohet në gjykatë për akuzat e ngritura ndaj tij si bashkëpunëtor i shërbimeve sekrete të epokës komuniste.

Instituti shtetëror i historisë tha se kishte konfirmuar si të vërteta disa dokumente që kishte dorëzuar e veja e një ministri të brendshëm të periudhës komuniste, që lenë të kuptohet se ish-udhëheqësi i lëvizjes sindikaliste që rrëzoi komunizmin në Poloni, kishte qenë informator i regjimit komunist në vitet 1970.

Walesa, 72-vjeçar, bëri menjëherë një deklaratë, ku thonte se dokumentat e dorëzuara janë të fallsifikuara dhe se këtë gjë ai do ta provojë në gjyq. Disa vjet më parë Walesa pranoi se kishte nënshkruar një dokument për të qenë informator i organeve të Partisë Komuniste, por këmbënguli se nuk e kreu asnjëherë një detyrë të tillë.

Një gjykatë e posaçme e nxori atë të pafajshëm në vitin 200, duke thënë se nuk kishte gjetur prova për bashkëpunimin e tij me shërbimet sekrete.

XS
SM
MD
LG