Lidhje

Turqi: Grupi i majtë ekstremist merr përgjegjësinë për sulmin


Një grup i ekstremit të majtë në Turqi mori përgjegjësinë për sulmin vetvrasës dje në Stamboll që shkaktoi vdekjen e një polici dhe plagosjen e një tjetri.

Partia revolucionare për çlimirin e popullit njoftoi dje në faqen e saj në internet, se sulmi ishte hakmarrje për vdekjen e një 15 vjeçari vitin e kaluar, i goditur në kokë gjatë protestave anti-qeveritare në vitin 2013.

Sulmi ndodhi në një stacion policie në një zonë të populluar dhe është i dyti brenda një jave që vë në shënjestër policinë.

Grupi mori përgjegjësinë edhe për sulmin me grenadë të enjten e kaluar pranë një pallati ku më parë ishin zyrat e presidentit Recep Tayyip Erdogan. Granatat aty nuk arritën të shpërthejnë.

Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian e konsiderojnë këtë grup si një organizatë terroriste. Ai ka kryer sulme sporadike përfshi atë ndaj ambasadës amerikane në Ankara në vitin 2013.

XS
SM
MD
LG