Lidhje

Leka II: Roli ynë është jashtë politikës partiake


Trashëgimtari i Fronit Mbretëror shqiptar, Princ Leka II, tha se Familja Mbretërore është duke gjetur role të ndryshme jo vetëm në Shqipëri por edhe në Kosovë, në Maqedoni, në Çamëri dhe në Mal të Zi.

Në një intervistë që dha sot në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington, Naltësia e Tij, Leka II tha se Familja Mbretërore do të jetë shumë aktive në çështjet sociale dhe do të ketë një fokusim te çështja kombëtare.

“Patjetër, tha Princ Leka, që roli ynë është jashtë politikës partiake, por duke u angazhuar në mënyrë intensive për çështjen kombëtare. Kjo është njëra nga arësyet pse kam ardhur në Shtetet e Bashkuara, pra që të jemi të angazhuar me diasporën dhe që në diasporë të mos ketë interpretime të paqarta, por do të fokusojmë energjinë tonë për vendin tonë”.

Leka II vjen për herë të parë në Shtetet e Bashkuara dhe gjatë kësaj vizite, ai do të marrë pjesë në festimet me rastin e 100-vjetorit të Vatrës në Nju Jork si dhe në takime me komunitetin e shqiptarëve të Amerikës.

XS
SM
MD
LG