Lidhje

Leon Paneta në Kajro, diskuton për çështje të sigurisë rajonale


Leon Paneta në Kajro, diskuton për çështje të sigurisë rajonale
Leon Paneta në Kajro, diskuton për çështje të sigurisë rajonale

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Panetta diskutoi sot në Kajro mbi çështje të sigurisë në Gadishullin Sinai, pas sulmeve të fundit ndërkufitare që shkaktuan një mosmarrëveshje diplomatike mes Egjiptit dhe Izraelit.

Ai shtroi çështje të sigurisë rajonale me kreun e këshillit ushtarak në pushtet të Egjiptit, marshallin Husein Tantavi gjatë një diskutimi për një sërë temash që përfshinë përgjigjen e Egjiptit ndaj protestave të pranverës arabe. Demonstratat e detyruan ish presidentin egjiptian Hosni Mubarak të jepte dorëheqjen.

Në gusht, të paktën tetë izraelitë u vranë, pasi militantët paluan në jug të Izraelit nga Sinai. Më pas pesë oficerë egjiptianë të sigurisë u vranë, pasi forcat izraelite i ndodhën disa nga militantët që ishin larguar për në Sinai.

Njoftimet e mëparshme bënë të ditur se zoti Paneta pritej të diskutonte lirimin e mundshëm të Ilan Grapel, një agjent i dyshuar për Izraelin i cili po mbahet në Egjipt.

XS
SM
MD
LG