Lidhje

Studentët kërkojnë dorëheqjen e rektorit të universitetit të Prishtinës

  • Leonat Shehu

Grupe studentësh të Universitetit publik të Prishtinës, protestuan sot për të dytën ditë me radhë duke kërkuar dorëheqjen e rektorit të këtij universiteti Ibrahim Gashi dhe hetimin e siç thuhet, keqpërdorimeve në këtë institucion. Protestat pasuan njoftimet se rektori Gashi por edhe disa mësimdhënës të tjerë kanë shfrytëzuar punimet shkencore të botuara në një revistë të falsifikuar në Indi për ngritjen e gradave të tyre akademike. Protesta e sotme kaloi pa incidente për dallim nga një ditë më parë kur dhjetëra studentë u shoqëruan në polici.


XS
SM
MD
LG