Lidhje

Letonia dhe erozioni bregdetar


Letonia po lufton të mbrojë bregdetin e saj ndërkohë që erozioni po bëhet problem edhe më i madh si rezultat i ndryshimeve klimatike. Ky vend pritet të humbasë më shumë se 9.2 kilometra katerorë sipëfaqe toke gjatë 45 viteve të ardhshme. Ndërkohë, banorët e zonave bregdetare po e përjetojnë tashmë ndikimin e rritjes së erozionit.

Pronarët e tokave në rajonin bregdetar Ventspil në Letoni prej kohësh janë munduar që të mbajnë territorin e tyre të paprekur. Erozioni nga erërat dhe stuhitë e forta përpin çdo vit disa metra tokë. Hulumtuesit letonezë për bregdetin thonë se problemi vetëm sa do të përkeqësohet. Sipas parashikimeve, Letonia do të humbasë 920 hektarë tokë gjatë 45 viteve të ardhëshme. Një hektar tokë në rajonin Ventspils kushton nga 40 deri 44 mijë dollarë çfarë do të thotë humbje dhjetëra miliona dollarëshe nga erozioni.

Anna Rudite, pronare ferme në Ventspils, thotë se ajo dhe familja e saj janë ndikuar nga erozioni bregdetar prej vitesh.

“Zotëroj 27 hektarë tokë në bregdet, një pyll të vogël dhe padyshim detin që më ka përmbytur tokën. Është kokëçarje e madhe sepse stuhitë po përpijnë disa metra tokë.”

Ajo ka kaq shumë tokë të pushtuar nga deti saqë këshilli rajonal në Ventspils e ka lejuar të ketë pronësi mbi një pjesë të detit. Ajo shqetësohet se autoritetet lokale nuk po marrin masa të mjaftueshme për të ruajtur tokën.

Janis Lapinskis drejton hulumtimet bregdetare në Institutin Seashore në Universitetin e Letonisë. Prej vitesh ai ka grumbulluar të dhëna nga të gjitha pronat bregdetare. Ai thotë se aktivitetet e njeriut, si ndërtimi i porteve dhe strukturave të tjera në bregdet, janë kontribuesit më të mëdhenj të erozionit. Sipas tij, faktor në shtimin e erozionit bregdetar gjatë dekadave të ardhëshme është ndryshimi i klimës.

“Agjentët klimatikë po futen në lojë, era, ngritja e nivelit të ujit dhe dimrat më të ngrohtë. Si rezultat presim përkeqësimin e erozionit bregdetar në të ardhmen. Nuk do të jetë shtim dramatik apo tmerrues, por shtim prej 30 përqindësh i efekteve të sotme pas 50 vjetësh, kur flitet për erozionin bregdetar”.

Laboratori mbledh të dhëna jo vetëm për ngritjen e nivelit të ujit por gjithashtu ndryshimet në drejtimin e erës më tepër drejt bregut dhe dimrat më të ngrohtë që kontribuojnë në erozionin bregdetar. Si rezultat i ndryshimeve klimatike, dimrat bëhen më të ngrohtë dhe deti nuk ngrin çdo dimër si më parë. Stuhitë dimërore kalonin mbi detin e ngrirë dhe nuk shkaktonin dëme në bregdet. Por tani, vija bregdetare është e pambrojtur, ndërsa stuhitë dhe dallgët vazhdojnë të godasin gjatë gjithë vitit.

“Do të ketë territore bregdetate madje edhe më të rrezikuara. Ndërtesat pranë brigjeve shumë shpejt do të gjenden pranë zonave të rrezikut.”

Megjithatë, nuk mund të bëhet shumë për të mbrojtur këtë tokë. Disa vende kanë vendosur blloqe betoni në bregdet për të ulur ndikimin e valëve. Por sipas zotit Lapinskis, kjo shkakton erozion më të madh të tokës në pronat fqinje dhe prish pejsazhin.

“Bregdeti është shumë i rendësishëm për letonezët dhe padyshim është një nga elementët që tërheq turizmin, ndoshta më i rëndësishmi.”

Letonia ka një vijë bregdetare prej 500 kilometrash. Rreth 50 deri 100 kilometra të vijës bregdetare, kryesisht në rajonin Ventspils por përballen me shtimin e erozionit.

XS
SM
MD
LG