Lidhje

Siri, Lëvizja e opozitës në konfuzion, kryetari i koalicionit në mërgim jep dorëheqjen


Lëvizja e Opozitës Siriane është në kunfuzion pasi kryetari i sapo rizgjedhur i koalicionit në mërgim ka paraqitur dorë-heqjen për shkak të kritikave kundër udhëheqjes së tij dhe konflikteve të brendshme në grupet që po përpiqen të përmbysin Presidentin Bashar Al-Asad.

Shefi i këshillit Kombëtar Sirian, Burhan Ghalioun tha sot se ai nuk dëshiron të jetë shkak i përçarjeve dhe do të japë dorëheqjen sapo të zgjidhet një udhëheqës tjetër për grupet e opozitës me anë të një konsensusi ose me anë të zgjedhjeve.

Një akademik laik me bazë në Paris ka shërbyer si udhëheqës i Këshillit Kombëtar Sirian që nga themelimi i tij vitin e kaluar dhe është zgjedhur edhe për një mandat tjetër tremujor nga shumica e anëtarëve të këtij Këshilli, të cilët moren pjesë në mbledhjen që u zhvillua në Rome të martën.

Analistët pohojnë se kjo përçarje është njëra prej mangësive kryesore të Lëvizjes Siriane të opozitës; një vazhdim i mungesës së Bashkimit në luftën e tij për përmbysjen e qeverisë së Assadit.

XS
SM
MD
LG