Lidhje

Lëvizja polake Solidarnos shënon 30 vjetorin e krijimit

  • Zëri Amerikës

Lëvizja polake Solidarnos po shënon 30 vjetorin e krijimit por themeluesi i saj, Lech Walesa, po refuzon të marrë pjesë në pjesën dërmuese të veprimtarive.

Walesa tha se ndihej shumë i lodhur. Por dihet mirë se ai është i pakënaqur me udhëheqjen aktuale të Solidaronos-it, për të cilën thotë se është përfshirë shumë në politikat e përditshme polake.

Me 31 gusht 1980, Walesa dhe një përfaqësues i qeverisë komuniste të Polonisë nënshkruan një marrëveshje në kantjerin detar Gdansk që i dha fund një proteste dy javore, duke krijuar kështu lindjen e sindikatave të para të tregtisë së lirë në bllokun sovjetik. Një vit më pas, qeveria hoqi dorë nga marrëveshja dhe vuri ligjin ushtarak në përpjekje për të shtypur lëvizjen Solidarnos.

Lëvizja mbijetoi në ilegalitet. Zoti Walesa fitoi çmimin Nobel për paqen në vitin 1983. Në vitin 1989, Solidarnos negocioi një marrëveshje tjetër me qeverinë polake që ndihmoi në nxitjen e rënies së bllokut sovjetik dhe çoi zgjedhjen e Walesës president të Polonisë në vitin 1990. Ai sherbeu në atë post për pesë vjet.

Të dielën, Walesa u bashkua me kryeministrin polak Donald Tusk për të vënë një kurorë në kantjerin detar Gdansk. Ai pritet të marrë pjesë sot në një koncert në Gdansk, që është edhe veprimtaria kryesore në festimet e përvjetorit të lëvizjes.

XS
SM
MD
LG