Lidhje

Lëvizja Zaptimi, jashtë proceseve politike

  • Jeff Swicord

Lëvizja Zaptimi, jashtë proceseve politike

Lëvizja Zaptimi, jashtë proceseve politike

Lëvizja Zaptimi, e cila filloi në Nju Jork, është përhapur në më shumë se 1 mijë e 400 qendra kampimi përgjatë Shteteve të Bashkuara. Kjo lëvizje po vepron jashtë proceseve politike, duke shmangur zgjedhjen e udhëheqësve apo vendosjen e programeve. Disa demonstrues dhe ekspertë politikë thonë se protestat duhet të shndërrohen në një lëvizje më të zyrtarizuar që të arrijnë të sjellin ndryshime. Megjithatë ato po fillojnë të ndryshojnë tonet politike në vend me mënyra jotradicionale.

Dy mijë infermierë u bashkuan me lëvizjen Të Zaptojmë Washingtonin për një demonstratë pranë Shtëpisë së Bardhë. Ata kërkojnë vendosjen e një takse mbi tregjet e aksioneve për të frenuar spekullimet e Uoll Stritit dhe për të rritur investimet në infrastrukturë që do të çonin në hapjen e vendeve të reja të punës. Meqënëse Presidenti Obama është kundër kësaj ideje, protestuesit vunë në lojë Sekretarin e Thesarit, Timothy Geithner.

Aktivisti për të drejtat e konsumatorëve, Ralph Nader, thotë se deri tani lëvizja ka ndikuar shumë pak tek udhëheqësit politikë.

“Kongresi po vazhdon punët e veta me korporatat sikur këtu të mos ishte duke ndodhur asgjë. Por së shpejti zyrat e ligjvënësve në shtetet që përfqësojnë do të fillojë të rrethohen nga njerëzit e lëvizjes Zaptimi. Ndoshta atëherë ata do të fillojnë të marrin mesazhin.”

Protestuesit e lëvizjes Zaptimi zotohen se do të punojnë jashtë proceseve tradicionale politike, të cilat ata i shohin si të papërshtatshme për të sjellë ndryshime. Ata preferojnë të përcjellin mesazhin drejtpërdrejt tek njerëzit. Karen Conner e Institutit të Politikave Ekonomike thotë se ata po fillojnë të ndryshojnë tonet politike në vend.

(SOUNDBITE, Karen Conner)
“Fakti që mesazhi i prostestuese ka filluar të zërë vend në faqet e para të gazetave kryesore ose në faqet me opinione është diçka mjaft premtuese.”

Disa analistë politikë besojnë se mesazhi i protestave ka nisur të zëvendësojë mesazhin kryesor të Lëvizjes Tea Party, të dy viteve të fundit, sipas të cilit janë shpenzimet e mëdha qeveritare ato që e kanë çuar vendin në falimentim. John Cavanagh është drejtor i Institutit për Studimet Politike.

“Çështja kryesore është se vendi ynë është në krizë të thellë, duke mos funksionuar për shumicën e njerëzve dhe duke qenë në mënyrë qesharake i padrejtë. Kur një e vërtetë e tillë shtrembërohet, ka efekte të shumëllojshme në të gjithë shoqërinë.

Zoti Cavanagh tregon rastin e fundit të një prej bankave kryesore për të vendosur një tarifë shtesë. Pas reagimit të ashpër të klientëve, banka hoqi dorë prej planit.

“Protestat filluan dhe bankat reaguan. Unë mendoj se në botën e bankave po diskutohet shumë tani për të kuptuar se çfarë nevojitet për të larguar këta njerëz.”

Protestuesit zotohen se do të qëndrojnë. Michael Berkson është nga Nju Jorku.

“Shumica dërrmuese është e dëmtuar dhe ajo përbën pjesën e shoqërisë që duhet ndihmuar. Uoll Striti mund t’a përballojë këtë. Një taksë financiare jo vetëm që do të ndihmonte shumicën por do të frenonte gjithashtu lakminë e tyre.”

Protestuesit thonë se ata kanë në plan të zaptojnë zyrat e fushatës të kandidatëve republikanë për president. Ka gjithashtu plane të mëdha për në pranverë. Qëllimi i tyre është të detyrojnë politikanët të veprojnë, duke ushtruar presion prej jashtë sistemit politik.

XS
SM
MD
LG