Lidhje

Lëvizjet për ndryshimin e regjimeve pasqyrohen edhe në lojrat elektronike


Lëvizjet për ndryshimin e regjimeve pasqyrohen edhe në lojrat elektronike
Lëvizjet për ndryshimin e regjimeve pasqyrohen edhe në lojrat elektronike

Rjetet popullore sociale të medias, si Facebook dhe Twitter, ishin pjesë e dobishme në organizimin e protestave jo të dhunshme që çuan në dorëheqjen e presidentit egjyptian Hosni Mubarak muajin e kaluar. Disa njerëz në Egjipt dhe në pjesë të tjera të botës kanë përdorur dhe aspekte të tjera të medias për t’u njohur me ide se si të rrëzohet një diktator. Në këtë kuadër përfshihet ndjekja e dokumentarëve televizivë për mosbindjen civile krijuar nga një kompani private në Uashington. Kjo kompani ka krijuar dhe lojra elektronike për mënyrën se si përdoren taktikat jo të dhunshme për të sjellë ndryshim.

Kompania televizive dhe e filmave The York - Zimmerman në Washington ka prodhuar një sërë dokumentarësh mbi mosbindjen civile. Regjizori Steve York thotë se ata janë paraqitur me filmat e tyre anembanë botës dhe i kanë përkthyer ata në disa gjuhë, përfshirë arabishten.

“Popujt i përdorin këto filma si përgatitje për lëvizjet e tyre jo të dhunshme, në betejat e tyre kundër diktatorëve, ose regjimeve autoritare dhe shtypëse”.

Yorku thotë se një nga filmat më popullorë është ai me titull “Të rrëzosh një diktator”. Ky film tregon strategjitë jo të dhunshme që janë përdorur kundër ish presidentit jugosllav Slobodan Milosheviç, i cili dha dorëheqjen mbasi kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve në vitin 2000. Ai më vonë u arrestua dhe ndaj tij nisi një gjykim për krime lufte në Hagë, por ai vdiq përpara se proçesi të përfundonte.

Ivan Maroviç, i cili është në filmin e Yorkut, ishte udhëheqës i OTPOR, lëvizja e parë jo e dhunshme ndaj Milosheviçit. Ai ishte student në universitet kur organizoi demonstratat.

Kompania York- Zimerman e ndihmoi Maroviçin që të krijonte lojra elektronike- që tregonin strategjtë jo të dhushme që ndihmojnë në rrëzimin e qeverive shtypëse. Loja më e kërkuar ishte “ Fuqia e popullit-Loja e rezistencës civile”. Kjo lojë përmban një skenar sipas të cilit udhëheqësit e një lëvizjeje jo të dhunshme përdorin taktika si protestat e rrugës, grevat dhe bojkotin. Duke folur për Zërin e Amerikës me telefon nga Beogradi, Maroviç thotë se njerëzit që luajnë këtë lojë janë të rinj e të arsimuar.

“Loja ju lejon juve që të shihni kompleksitetin e një beteje politike, dhe të përqëndron në të gjitha nuancat, dhe detajet e domosdoshme, që të drejtojnë për të bërë lëvizjen e duhur”.

York thotë se këto lojra elektronike janë të parat në llojin e tyre.

“Është e qartë për ne, se njerëzit që janë të përfshirë në përpjekjet jo të dhunshme në shumë vende të botës, thjesht nuk kanë patur materialet që mund t’i ndihmonte ata që të mësonin teknikate duhura”.

Xhek Duvall, presidenti i Qendrës Ndërkombëtare të Konflikteve Jo të Dhunshme në Uashington, thotë se lojrat kanë nisur të përdoren edhe në universitete.

“Qindra studentë të padiplomuara apo pranë diplomimit në shkencat politike apo sociologji, e kanë përfshirë përdorimin e kësaj loje në rezymetë e tyre “.

Loja “Fuqia e popullit” mund të shkarkohet nga interneti. Kushton 10 dollarë, por York thotë se njerëzit mund t’a gjejnë falas nëse nuk kanë mundësi t’a blejnë. Ai thotë se kjo lojë është shkarkuar në disa vende.

“ Loja luhet në Amerikën Latine, Europën Lindore, pjesë të Azisë , Afrikë dhe në Lindjen e Mesme”.

“Fuqia e popullit” është vetëm në gjuhën angleze. Por Yorku thotë se së shpejti kjo lojë do të përkthehet dhe në gjuhët arabe, farsi, rusisht dhe spanjisht.

XS
SM
MD
LG