Lidhje

Sekretari Lew: Kujdes me sanksionet


Sekretari amerikan i Thesarit Jack Lew paralajmëron të mos përdoren në mënyrë të tepruar sanksionet ekonomike mbi vende të tjera për t’u imponuar ndryshime në qëndrim dhe politika. Zoti Lew thotë se sanksionet e tepërta mund të vënë në rrezik rolin e Shteteve të Bashkuara në ekonominë botërore.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione kundër vendeve të tjera prej dekadash. Kohët e fundit sanksionet ishin ndër faktorët që e detyruan Iranin të ulej në bisedime për programin bërthamor. Por sanksionet nuk arritën ta detyrojnë Rusinë të tërhiqet nga gadishulli i Krimesë. Sanksionet amerikane dhe evropiane e kanë çuar ekonominë ruse në recesion, por Moska vazhdon të mbajë plotësisht nën kontroll Krimenë.

Zoti Lew, në një fjalim në një qendër studimore të mërkurën në Uashington, tha se vendosja e sanksioneve nuk duhet bërë pa një analizë të kujdesshme, pasi sanksionet mund të minojnë rolin udhëheqës të Shteteve të Bashkuara në ekonominë globale dhe vetë efektivitetin e sanksioneve.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG