Lidhje

Përfundon rinumërimi i kutive të qarkut të Lezhës


Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfundoi pak para mesnatës rinumërimin e të gjithë kutive të qarkut të Lezhës. Në përfundim rezultati konfirmoi katër mandate për koalicionin e djathtë dhe tre për të majtët, por me një diferencë më të thellë se 39 votat që kishin përcaktuar fillimisht fituesin e mandatit të shtatë. Nga hapja e të gjithë kutive e djathta siguroi 800 vota avantazh, ndryshe nga c’ishte në tabelat e mëparshme të hartuara nga komisionerët.

Në një postim në facebook kryeministri Sali Berisha akuzoi të majtët se kanë vjedhur me dhunë terorr e para të pista votat në Lezhë. “Demokratët – shkruan ai - pushtetin e dalë nga krimi, droga dhe paratë e pista, nuk do e pranojmë kurrë”.

Rezultati përfundimtar për qarkun pritet të miratohet gjatë ditës së sotme, pasi komisioni të marrë përgjigje nga Ministria e Brendshme për kërkesën e partisë socialiste për të verifikuar listat me emrat e 156 emigrantëve që sipas socialistëve nuk kanë qenë në Shqipëri ditën e votimit por rezultojnë megjithatë të kenë votuar. Socialistët ndërkohë kanë bërë kërkesë në Kolegjin zgjedhor për të quajtur të pavlefshëm vendimin e KQZ për rinumërim, pasi sipas tyre ai është marrë duke shkelur ligjin.
XS
SM
MD
LG