Lidhje

Li: "Rruga drejt paqes ende e hapur. Dera e dialogut ende e hapur''

  • Zëri Amerikës

Li: "Rruga drejt paqes ende e hapur. Dera e dialogut ende e hapur''

Li: "Rruga drejt paqes ende e hapur. Dera e dialogut ende e hapur''

Presidenti i Koresë së Jugut, Li Mjanbak, tha se dera vazhdon të jetë e hapur për dialog me Phenianin, megjithëse ai premtoi strategji të reja mbrojtjeje për t’i treguar Koresë së Veriut se nuk mund të shpresojë të përfitojë nga aventurat ushtarake. Presidenti Li tha në një fjalim që u transmetua në televizion për Vitin e Ri se Koreja e Jugut nuk kishte zgjidhje tjetër veç të shtonte aftësitë mbrojtëse pas sulmit me artileri nga ana e Veriut në një ishull jugkorean në nëntor.

"Ne nuk mund ta lejojmë Korenë e Veriut të ndërhyjë as edhe një centimentër në territorin tone. Çdo provokim që do të përbënte kërcënim për jetën dhe pasurinë tonë nuk do të tolerohet. Provokime të tilla do të gjejnë përgjigje të ashpra dhe të fuqishme. Ne duhet të jemi të pajisur me një shkurajim të vendosur në mënyrë që Veriut as që të mendojë një provokim tjetër. Prandaj, unë do të shtoj përpjekjet për reforma në mbrojtje".

Zoti Li tha se Koreja e Jugut duhet të shtojë mbrojtjen kundër një sulmi tjetër si sulmi me artileri i Koresë së Veriut në muajin nëntor në ishullin Yeonpyeong. 4 koreano-jugorë u vranë nga ai sulm.

Zoti Li tha gjithashtu se nëse Veriu tregohet i sinqertë, Seuli është i gatshëm të "shtojë ndjeshëm bashkëpunimin ekonomik" me Phenianin.

"Rruga drejt paqes është ende e hapur. Dera e dialogut është ende e hapur. Nëse Veriu tregon sinqeritet, ne kemi si vullnetin edhe planin për të shtuar ndjeshëm bashkëpunimin ekonomik me Veriun bashkë me komunitetin ndërkombëtar."

Këtë fjalim, presidenti Li e mban vetëm dy ditë pasi media shtetrore e Koresë së Veriut publikoi një artikull redaksional, në të cilin thuhej se tensioned në gadishullin Korean duhet të "ulen sa më pare që të jetë e mundur". Në të njëjtin artikull bëhej thirrje për një "fushatë mët ë vendosur për të përmirësuar marrëdhëniet ndër-koreane".

XS
SM
MD
LG