Lidhje

Libër i ri për Strauss-Kahnin


Libër i ri për Strauss-Kahnin
Libër i ri për Strauss-Kahnin

Avokatët e pastrueses së hotelit që akuzoi ish shefin e FMN-së, Dominique Strauss-Kahn për përdhunim, i hodhën poshtë akuzat kundër saj në një libër të ri.

Autori francez i librit, Michel Taubman, e portretizon pastruesen Nafisatou Diallo si pjesë të një konspiracioni për të shkatërruar aspiratat politike të Strauss-Kahnit.

Para arrestimit të tij në maj në Nju Jork, Strauss Kahn konsiderohej si kandidati kryesor për në garën presidenciale të Francës vitin e ardhshëm.

Në pasazhe të librit të publikuara sot në revistën Paris Match, Strauss-Kahn e quan takimin me Diallon, një marrëdhënie konsensuale të gabuar.

Avokatët e Diallos, që e akuzuan Strauss-Kahn se e sulmoi atë në hotel, e kanë quajtur librin një fantazi.

Shkrimtari pretendon se libri bazohet në idsa intervista me Strauss-Kahn i cili u lirua nga akuzat pasi prokurorët thanë se Diallo gënjeu rreth disa hollësive të çështjesh.

XS
SM
MD
LG