Lidhje

Liberman: Mundet që të dyshuarit terroristë të mos dalin para gjykatave civile amerikane

  • Zëri Amerikës

Liberman: Mundet që të dyshuarit terroristë të mos dalin para gjykatave civile amerikane

Liberman: Mundet që të dyshuarit terroristë të mos dalin para gjykatave civile amerikane

Një senator amerikan me peshë parashikon se ka shumë të ngjarë që të dyshuar të tjerë terroristë të mos dalin para gjykatave civile amerikane.

Senatori i pavarur Joe Lieberman tha për Zërin e Amerikës se heqja e 279 nga 280 akuzat ndaj të ndaluarit të parë nga burgu i Guantanamos në gjykatën civile, është siç tha ai është shkatërrimtare për qasjen e administratës së presidentit Obama. Zoti Lieberman, i cili drejton Komitetin e Senatit për Sigurinë Kombëtare dhe Komitetin për Çështjet Qeveritare, po ashtu tha se vendimi do ta bënte thuajse të pamundur mbylljen e burgut të Guantanamos.

Një juri federale në Nju Jork e shpalli fajtor tanzanianin Ahmed Galani, vetëm për një nga akuzat që ka lidhje me një komplot për vendosjen e bombave në vitin 1998 në dy ambasada amerikane në Afrikë ku u vranë 224 njerëz përfshi 12 amerikanë.

XS
SM
MD
LG