Lidhje

Libi: Vazhdojnë luftimet në tri qytete të vendit


Libi: Vazhdojnë luftimet në tri qytete të vendit
Libi: Vazhdojnë luftimet në tri qytete të vendit

Forcat besnike të udhëheqësit libian Moamar Gadafi po luftojnë me kryengritësit për kontrollin e të paktën tre qyteteve.

Sipas njoftimeve nga të dyja palët, luftimet u zhvilluan sot në afërsi të qytetit port Zavija në pjesën perëndimore të vendit. Gjithashtu, forcat pro-Gadafit po godasin objektiva në qytetin perëndimor Zlitan, si dhe në qytetin Misrata, ku zyrtarët thonë se janë vrarë të paktën 30 vetë dhe janë plagosur dhjetëra të tjerë.

Ndërkohë, sulme të reja ajrore të NATOs ngritën shtëllunga të mëdha tymi në kryeqytetin libian, Tripoli, 200 kilometra në përëndim të Misratës, në vazhdën e operacioneve të aleancës Përëndimore për të detyruar Gadafin të largohet nga pushteti. Nuk ka shenja se Moamar Gadafi është i gatshëm t’i japë fund sundimit të tij, por kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan ka thënë se qeveria e tij ka ofruar “garanci” për udhëheqësin libian nëse ai vendos të largohet nga vendi.

Ai nuk dha hollësi tjera por tha se Turqia do ta ndihmonte udhëheqësin libian Gadafi dhe se është në pritje të përgjigjes nga Tripoli.

XS
SM
MD
LG