Lidhje

Libi: Aleanca e NATO-s thotë se ka bombarduar tre satelitë në Tripoli

  • Zëri Amerikës

Libi: Aleanca e NATO-s thotë se ka bombarduar tre satelitë në Tripoli

Libi: Aleanca e NATO-s thotë se ka bombarduar tre satelitë në Tripoli

Aleanca e Natos tha se ka bombarduar tre satelitë në Tripoli të Libisë, në përpjekje për të ndalur udhëheqësin Moamar Gadafi të përdorë televizionin për të frikësuar civilët.

Por Korporata Libiane e Transmetimeve dënoi sulmin e sotëm duke thënë se tre punonjës u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën. Një zyrtar tha se kanali televiziv nuk është një “objektiv ushtarak” dhe punonjësit e tij po bënin punën e tyre si gazetarë duke mos përbërë kërcënim për civilët.

Një zëdhënës i aleancës tha se sulmi ishte i nevojshëm pasi zoti Gadafi ka përdorur transmetimet televizive për të kërcënuar dhe shtypur popullin libian dhe për të nxitur sulme kundër tyre.

XS
SM
MD
LG