Lidhje

Libi: Bombardohet me raketa qyteti Misrata

  • Zëri Amerikës

Libi: Bombardohet me raketa qyteti Misrata

Libi: Bombardohet me raketa qyteti Misrata

Qyteti perëndimor i Libisë Misrata, i cili mbahet nga kryengritësit, u bombardua sot me raketa, megjithë deklaratat e qeverisë se ajo i ka ndalur operacionet kundër rebelëve.

Dëshmitarë okularë në Misrata njoftuan për bombardime të rënda në këtë qytet, ku janë vrarë qindra vetë gjatë dy muajve të bllokadës qeveritare.

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Libisë, Kaled Kaim tha sot se ushtria ka pezulluar operacionet kundër kryengritësve në bazën e operacioneve kryengritëse në Misrata, por forcat qeveritare nuk janë larguar nga qyteti.

Ai tha se trupat i kanë pezulluar operacionet për t’i dhënë mundësi krye-pleqësisë të negociojë me kryengritësit.

Ai tha gjithashtui se nëse kryengritësit nuk dorëzohen brenda 48 orësh, fiset vendase do të luftojnë kundër tyre në vend që të luftojnë me ushtrinë.

XS
SM
MD
LG