Lidhje

Dhjetëra të vrarë në Libi


Dhuna gjatë 24 orëve të fundit ka shkaktuar vdekjen e 61 vetëve në Libi, duke e çuar në 150 numrin e viktimave në dy javët e fundit në vendin afrikano-verior.

Rreth 38 veta janë vrarë në Benghazi në lindje të Libisë, gjatë përleshjeve të forcave qeveritare me militantë të armatosur islamistë dje dhe sot.

Punonjës egjiptianë janë mes 23 personave që humbën jetën në kryeqytetin libian Tripoli, ku luftime të ashpra mes milicive rivale po hyjnë në javën e tretë.

Afro 100 vetë kanë vdekur në përleshje në aeroport që nga fillimi i korrikut, ndërsa forcat qeveritare përpiqen të vënë nën kontroll intensifikimin më të madh të dhunës që nga viti 2011, kur u përmbys Moammar Gadhafi.

Një autokolonë e ambasadës britanike që po shkonte drejt kufirit tunizian u godit me armë zjarri sot në një përpjekjeje për rrëmbim pranë Tripolit. Nuk pati të plagosur.

Shtetet e Bashkuara, Kombet e Bashkuara dhe Turqia kanë tërhequr personelin diplomatik.

Egjipti, Franca, Gjermania, Spanja, SHBA-ja, Turqia, etj. i kanë këshilluar qytetarët e tyre në Libi, që të largohen menjëherë nga vendi.

XS
SM
MD
LG