Lidhje

Libi: Forcat besnike të Gadafit sulmuan rebelët, të paktën katër të vrarë


Libi: Forcat besnike të Gadafit sulmuan rebelët, të paktën katër të vrarë
Libi: Forcat besnike të Gadafit sulmuan rebelët, të paktën katër të vrarë

Forcat besnike të udhëheqësit libian Moamar Gadafi sulmuan sot rebelët në qytetin perendimor Misrata me artileri të rëndë duke vrarë të paktën katër persona.

Dëshmitarët thanë se qyteti nën kontrollin e rebelëve u sulmua nga lindja dhe jugu.

Forcat qeveritare kanë bombarduar gjithashtu qytetin Axhdabija. Por njoftimet nga rebelët bëjnë të ditura se ata kanë sprapsur përparimin e forcave pro-Gadafit dhe kanë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit. Rebelët përgënjeshtruan një lajm të televizionin shtetëror dje që thoshte se forcat pro-Gadafit kanë rimarrë kontrollin e Axhdabijas.

Qyteti është pranë bazës së rebelëve në Bengazi. Luftëtarët e opozitës të armatosur lehtë dhe të pa organizuar mirë nuk kanë qënë në qendje të ndalin përparimin e ushtrisë libiane me avionë, tanke dhe armë të rënda. Gjatë javës së kaluar, përparimet e mëparshme të rebelëve në perëndim u sprapsën gati 200 kilomentra.

XS
SM
MD
LG