Lidhje

Forcat pro-Gadafi, sulm ajror ndaj periferive lindore të qytetit Ras Lanuf

  • Zëri Amerikës

Forcat pro-Gadafi, sulm ajror ndaj periferive lindore të qytetit Ras Lanuf

Forcat pro-Gadafi, sulm ajror ndaj periferive lindore të qytetit Ras Lanuf

Forcat besnike të udhëheqësit libian, Moamar Gadafi ndërmorën sot një sulm ajror ndaj periferive lindore të qytetit Ras Lanuf, një port për eksportimin e naftës që mbahet nga kryengritësit. Sipas dëshmitarëve, një sulm goditi një veturë, ku ndodhej një familje e tërë. Të paktën 2 fëmijë u plagosën.

Ndërkohë, kryengritësit deklaruan se do të rigrupohen dhe do të përdorin armatime të rënda. Forcat e kolonelit Gadafi i kanë sulmuar kryengritësit përsëri me helikopterë, artileri dhe raketa për të ndalur përparimin e tyre drejt kryeqytetit.

Dje, një ofensivë e forcave pro qeveritare e frenoi përparimin e kryengritësve.

Një përfaqësues i kryengritësve u tha agjencive të lajmeve se forcat e tij kishin nevojë për përforcime pas ofensivës qeveritare.

Luftimet e djeshme duket se sinjalizuan një fazë të re në konfliktin libian, ku regjimi i Gadafit po përdor forcën ajrore kundër kryengritësve.

XS
SM
MD
LG