Lidhje

Libi, forcat e Gadafit ndërmarrin sulme ajrore kundër opozitës

  • Zëri Amerikës

Libi, forcat e Gadafit ndërmarrin sulme ajrore kundër opozitës

Libi, forcat e Gadafit ndërmarrin sulme ajrore kundër opozitës

Forcat besnike të udhëheqësit libian, Moamar Gadafi ndërmorën sulme ajrore dhe u angazhuan në luftime të ashpra me forcat kryengritëse që përparojnë nga pjesa lindore drejt asaj perëndimore të vendit. Sot, forcat qeveritare i larguan kryengritësit nga qyteti Bin Xhavad dhe sipas agjencive të lajmeve, gjatë luftimeve pati viktima.

Avionët luftarakë libianë ndërmorën goditje nga ajri kundër forcës kryengritëse që përparonte drejt kryeqytetit përgjatë bregdetit mesdhetar.

Sipas gazetarëve perëndimorë në vendin e ngjarjes, forcat qeveritare morën qytetin Bin Xhavad, rreth 160 kilometra në lindje të vendlindjes së Gadafit, Sirte, i cili mund të shndërrohet në një fushë vendimtare beteje.

Forcat pro Gadafit vazhdojnë të jenë në kontroll të Sirtes dhe sipas komandantëve të forcës opozitare, trupat qeveritare po sjellin përforcime në këtë qytet.

Në kryeqytetin Tripoli me dy milion banorë, sot para agimit shpërthyen të shtëna të fuqishme, të cilat zgjatën të paktën dy orë. Arësyeja e të shtënave nuk u bë e qartë menjëherë, por autoritetet libiane thanë se ato ishin për të festuar rimarrjen nga forcat qeveritare të qyteteve Misrata dhe Ras Lanuf të mbajtura nga kryengritësit.

Banorët dhe dëshmitarët okularë në të dy qytetet mohuan se ato ishin rimarrë nga qeveria dhe thanë se forcat kryengritëse janë në kontroll të të dy qyteteve.

Mijra përkrahës të Gadafit vërshuan sot në rrugët e Tripolit pas deklaratave të qeverisë për sukese në frontin e luftimeve. Njerëzit valvitnin flamurë, u binin borive dhe shtinin në ajër.

Qeveria e kolonelit Gadafi vazhdon të ketë kontrollin e kryeqytetit Tripoli në perëndim të vendit, ndërkohë që forcat kryengritëse të cilat synojnë përmbysjen e tij kanë kontroll mbi një pjesë të mirë të Libisë lindore.

XS
SM
MD
LG