Lidhje

Libi: Forcat e qeverisë kalimtare hynë me forcë në qytetin Bani Valid

  • Zëri Amerikës

Libi: Forcat e qeverisë kalimtare hynë me forcë në qytetin Bani Valid

Libi: Forcat e qeverisë kalimtare hynë me forcë në qytetin Bani Valid

Forcat e qeverisë kalimtare të Libisë hynë me forcë në qytetin Bani Valid dhe janë përfshirë në luftime të ashpëra në qytetin e lindjes të Muamar Gadafit, Sirte.

Luftimet e sotme shënuan një shtrirje të mëtejshme të ofensivës së qeverisë kalimtare kundër atyre pak qendrave që vazhdojnë të jenë nën kontrollin e forcave pro-Gadafit. Dëshmitarët thanë se kishin parë avionë luftarakë të NATO-s në qiellin e Sirtes, ndërsa të shtënat me armë dhe shpërthimet e raketave e mbushën me tym qytetin mesdhetar. Sipas njoftimeve, edhe në Bani Valid janë zhvilluar luftime të rënda.

Ndërsa forcat revolucionare përparojnë edhe në qendrat e forcave besnike të Gadadit, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi për t’ia dorëzuar vendin e Libisë në organizatën ndërkombëtare, Këshillit Kalimtar të vendit. Kjo i jep mundësinë Këshillit të zgjedhë ambasadorin e vet në në OKB para takimit të javës së ardhshme.

Korrespondentja e Zërit të Amerikës Margaret Beshir njoftoi se disa diplomatë kanë thënë se ambasadori i mëparshëm libian në OKB Mohamed Shalgam do të vazhdojë të qëndrojë në post.

Ndërkohë, në Tripoli ka shkuar sot edhe kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan, në kuadirn e një turneu në vendet arabe, një gjest që shpreh mbështetjen e Turqisë për qeverinë e re libiane.

XS
SM
MD
LG