Lidhje

Libi: Kapet djali i Moamar Gadafit në jug të vendit


Libi: Kapet djali i Moamar Gadafit në jug të vendit
Libi: Kapet djali i Moamar Gadafit në jug të vendit

Zyrtarët në Libi kanë thanë se luftëtarët e milicisë Abu Bakr Sidiq në qytetin Zintan kanë kapur Seif al-Islam Gadafin, djalin e ish udhëheqësit Moamar Gadafi.

Komandanti i milicisë Zintan, Beshir al-Atrib tha në një konferecë shtypi dje në Tripoli se Seif al-Islam u ndalua bashkë me tri ndihmës të tij pranë qytetit Obari në shkretëtirën jugore libiane, ndërkohë që po përpiqej të largohej nga Libia për në Niger.

Nigeri i ka dhënë strehim vëllait të tij, Sadi, por presidenti i vendit Mahamadu Isufu tha javën e kaluar se nuk është marrë asnjë vendim se çfarë do të bëhej, nëse Seif al-Islam Gadafi do të kërkonte strehim.

Al-Atrib shprehu shpresën se kapja e Gadafit do të jetë një ngjarje më rëndësi për të gjithë libianët dhe se e ardhmja e Libisë do të jetë më e mirë dhe uniteti kombëtar qëllimi i çdo kujt.

Konferenca e shtypit u ndërpre shpesh nga duartrokitjet dhe thirrjet e spektatorëve “zoti është i madh”.

XS
SM
MD
LG