Lidhje

Libi: Koalicioni vazhdon sulmet me raketa, zgjeron zonën e ndalim-fluturimit


Libi: Koalicioni vazhdon sulmet me raketa, zgjeron zonën e ndalim-fluturimit
Libi: Koalicioni vazhdon sulmet me raketa, zgjeron zonën e ndalim-fluturimit

Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan thotë se koalicioni shumëkombësh që po mbron respektimin e zonës së ndalim-fluturimit mbi Libinë ka qëlluar me 12 raketa Tomahawk dhe ka zhvilluar 80 fluturime të hënën.

Komandanti amerikan në Afrikë, Gjenerali Karter Ham, u tha gazetarëve të hënën se raketat Tomahawk kishin në shënjestër komandën libiane dhe stacionet e kontrollit, një objekt me raketa Scud dhe reparte të mbrojtjes kundërajrore.

Gjenerali Ham tha se disa forca besnike të udhëheqësit libian Moamar Gadafi po largohen nga baza e rebelëve, Bengazi.

“Përmes dia raporteve të ndryshme, tani e dimë që forcat tokësore të regjimit që ishin në rrethinat e Benghazit tani paraqesin rreziqe dhe dëshirë të vogël për të ndërmarrë ofensiva të tjera.”

Duke folur përmes një videkonference nga selia e tij në Gjermani, Gjenerali Ham tha se forcat e tij nuk janë në kontakt dhe nuk po koordinojnë veprimet me rebelët në Libi që kërkojnë rrëzimin e Gadafit.

“Mandati ynë, pra ky mision, është për të mbrojtur civilët nga sulmet e forcave tokësore të regjimit. Misioni ynë nuk është për të mbështetur ndonjë forcë të opozitës.”

I pyetur rreth një sulmi ajror ndaj kompleksit të kolonel Gadafit në Tripoli, zoti Ham tha se objektivi ishte një komandë kontrolli dhe nuk ishte udhëheqësi libian.

“Nuk kam shumë dijeni rreth vendndodhjes së udhëheqësit libian dhe as nuk kemi zgjeruar përpjekjet ushtarake në atë drejtim.”

Gjenerali Ham tha se priste që sulmet ajrore ndaj objektivave libianë të zvogëlohen ndërkohë që mbështetja ushtarake e Gadhafit shkatërrohet dhe trupat e tij ndalin sulmet ndaj civilëve. Gjenerali Ham tha se misioni aktual mund të përfundojë me një rrugë qorre me kolonel Gadafin që mbetet në pushtet në Tripoli.

“Unë shoh përfundimin e misionit që më është ngarkuar dhe udhëheqësi aktual do të mbetet në pushtet. A është kjo ideale? Nuk mendoj se askush do të pohonte se ky përfundim është ideal.”

Gjenerali Ham tha se koalicioni po zgjeron gradualisht zonën e ndalim-fluturimit drejt Tripolit dhe do ta zgjerojë me rreth 1 mijë kilometra përgjatë bregdetit libian.

XS
SM
MD
LG