Lidhje

Libi, kryengritësit kërkojnë qindra miliona për të planifikuar të ardhmen

  • Zëri Amerikës

Libi, kryengritësit kërkojnë qindra miliona për të planifikuar të ardhmen

Libi, kryengritësit kërkojnë qindra miliona për të planifikuar të ardhmen

Rebelët në Libi po kërkojnë qindra milionë dollarë nga të dërguarit ndërkombëtarë në takimin që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të planifikuar një të ardhme për vendin, pa udhëheqësin libian Moamar Gadafi.

Gjatë takimit të sotëm, Italia u zotua për rreth 600 milion dollarë për rebelët në Libi. Kuvaiti premtoi të japë 180 milion dollarë për Këshillin Tranzitor të Rebelëve ndërsa Associated Press thotë se Shtetet e Bashkuara do të shtojnë ndihmat humanitare për libianët deri në 26.5 milion dollarë.

Më herët, Uashingtoni njoftoi planet ku përfshihej zhbllokimi i deri 30 milion dollarë asetesh të ngrira libiane, të cilat do të’i jepen opozitës.

XS
SM
MD
LG