Lidhje

Libi, kryengritësit marrin nën kontroll një fshat strategjik, planifikojnë hapat e ardhshëm

  • Zëri Amerikës

Libi, kryengritësit marrin nën kontroll një fshat strategjik, planifikojnë hapat e ardhshëm

Libi, kryengritësit marrin nën kontroll një fshat strategjik, planifikojnë hapat e ardhshëm

Kryengritësit libianë po planifikojnë hapat e ardhshëm pasi morën nën kontroll një fshat strategjik pranë Tripolit, ndërkohë që fuqitë botërore po mblidhen në Turqi për bisedime mbi të ardhmen e Libisë.

Kryengritësit ri-morën kontrollin e fshatit al-Qawalish dje, pas një përleshjeje të ashpër me forcat besnike të udhëheqësit Moamar Gadafi.

Kryengritësit e opozitës janë përpjekur ta shfrytëzojnë këtë fshat që ndodhet rreth 100 kilomentra në jug të Tripolit, për të realizuar synimet për vënien nën kontroll të një rruge të rëndësishme për në kryeqytet.

Ndërkaq, përfaqësues nga më shumë se 40 vende po mblidhen në Stamboll për takimin e katërt të Grupit të Kontaktit për Libinë.

Grupi ka mbështetur synimet e kryengritësve libianë, të cilët po përpiqen të rrëzojnë nga pushteti udhëheqësin libian Gadafi. Në një takim në qershor, grupi u zotua të japë më shumë se 1 miliard dollarë për të ndihmuar opozitën si dhe civilët e ndikuar nga konflikti.

XS
SM
MD
LG