Lidhje

Libi, kryengritësit vazhdojnë avancimin drejt perëndimit të vendit


Libi, kryengritësit vazhdojnë avancimin drejt perëndimit të vendit
Libi, kryengritësit vazhdojnë avancimin drejt perëndimit të vendit

Kryengritësit libianë po vazhdojnë avancimin drejt perëndimit të vendit, në qytetin e lindjes së zotit Gadafi, Sirte, ku mund të zhvillohet një betejë e ashpër për bazën e forcave qeveritare.

Me ndihmën e sulmeve të koalicionit ndërkombëtar, kryengritësit avancuan drejt kryeqytetit Tripoli madje kanë rimarrë nën kontroll zona që u morën nga trupat qeveritare para se të fillonte fushata e Perëndimit për zbatimin e zonës së ndalim-fluturimeve mbi Libi më 19 mars.

Katari u bë sot vendi i parë arab, që njeh kryengritësit si forca e vetme që gëzon legjitimitet për të udhëhequr Libinë. Katari po mer pjesë gjithashtu me vendet perëndimore në zbatimin e zonës së ndalim-fluturimeve.

Bombardimet e rënda tronditën gjithashtu kryeqytetin Tripoli, dje vonë, ku u dëgjuan një numër shpërthimesh të zhurmshme dhe zjarri i sulmeve ajrore. Më vonë, televizioni shtetror libian konfirmoi sulme ajrore në Sirte dhe në Tripoli.

Deri mbrëmë, kryengritësit kundër Gadafit kishin rimarrë kontrollin e qytetit Bin Xhavad, pika më e largët në perëndim të vendit, ku forcat opozitare kishin arritur para fillimit të kundër ofensivës së forcave qeveritare në fillim të këtij muaji. Kryengritësit po përpiqen t’i japin fund sundimit 42 vjeçar të Muamar Gadafit.

XS
SM
MD
LG