Lidhje

Libi, përpjekje tjetër për të marrë kontrollin e qytetit Sirte

  • Zëri Amerikës

Libi, përpjekje tjetër për të marrë kontrollin e qytetit Sirte

Libi, përpjekje tjetër për të marrë kontrollin e qytetit Sirte

Luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar në Libi bënë një tjetër përpjekje për të marrë kontrollin e qytetit Sirte, një ditë pasi u sprapsën nga forcat besnike të ish udhëheqësit Moamar Gadafi.

Luftëtarët e Këshillit u grumbulluan sot në rrethinat e qytetit që është vendlindja e Gadafit.

Luftëtarët hasin gjithashtu vështirësi në Bani Valid, një tjetër pikë qëndrese e Gadafit.

Vendndodhja e Gadafit vazhdon të mbetet e paditur. Megjithatë Agjencia Reuters citoi zëdhënësin e tij të ketë thënë se zoti Gadafi është ende në Libi.

Turqia tha se po çon 22 tonë ndihma humanitare në qytetin Bani Valid, një tjetër qëndresë e forcave pro-Gadafit. Qeveria tha sot se ndihmat janë për civilët në rajon të cilët kanë nevoja urgjente.

XS
SM
MD
LG