Lidhje

Libi, rezistencë e fortë në dy pikat e fundit të qëndresës së Gadafit


Libi, rezistencë e fortë në dy pikat e fundit të qëndresës së Gadafit
Libi, rezistencë e fortë në dy pikat e fundit të qëndresës së Gadafit

Luftëtarët e Këshillit Kombëtar Kalimtar në Libi hasën sot rezistencë të fortë në dy pikat e fundit të qëndresës së Moamar Gadafit, ndërsa drejtuesit e këshillit njoftuan vonesa në njoftimin e qeverisë së re.

Këshilli kishite thënë se do të njoftonte pozicionet e kabinetit në një konferencë shtypi por përfaqësuesi i Këshillit Kombëtar Kalimtar Mahmoud Jibril u tha gazetarëve se negociatat e minutës së fundit e kanë vonuar njoftimin për një kohë të pacaktuar.

Forcat pro-Gadafit në qytetin Bali Valid luftuan me mortaja të rënda dhe përdorën zjarrin e snaperave. Luftëtarët e Këshillit Kalimtar të cilët hynë në qytet nga veriu, iu përgjigjën zjarrin me automatikë.

Luftëtarët hasën në vështirësi edhe në qytetin Sirte. Zyrtarët thanë se luftime e fundit atje kanë vrarë të paktën 10 dhe kanë plagosur 40 luftëtarë të tjerë. 

XS
SM
MD
LG