Lidhje

Libi, Seif al-Islami do të mbahet në Zintan deri sa të merret masa e gjykimit

  • Zëri Amerikës

Libi, Seif al-Islami do të mbahet në Zintan deri sa të merret masa e gjykimit

Libi, Seif al-Islami do të mbahet në Zintan deri sa të merret masa e gjykimit

Forcat milicore të Libisë që kanë kapur të birin e Moamar Gadafit, Seif al-Islamin, thonë se do të vazhdojnë ta mbajnë atë në qytetin perëndimor Zintan, deri sa të merren masa për gjykimin e tij.

Anëtarët e këshillit të Zintanit thanë se do të kujdesen për sigurinë e djalit të Gadafit, ndërkohë që qeveria kalimtare e Libisë diskuton për fatin e tij me përfaqësues të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë, nga e cila ai është akuzuar për krime kundër njerëzimit.

Seif al-Islam Gadafi u kap të shtunën nga milicia e Zintanit, në shkretëtirën libiane në jug të vendit, ndërsa përpiqej të largohej nga vendi. Ai u dërgua më pas në Zintan.

XS
SM
MD
LG