Lidhje

Libi, shtohet trysnia ndërkombëtare ndaj Gadafit


Oq Uy, 23 fevral 2011
Oq Uy, 23 fevral 2011

Ndërsa në Libi vazhdon dhuna, po shtohet presioni ndërkombëtar për largimin nga pushteti të udhëheqit libian Moamar Gadafi.

Mbrëmë, Këshilli i Sigurimit votoi njëzëri për sanksione kundër qeverisë së Gadafit për shkak të përdorimit të dhunës ndaj protestuesve. Rezoluta e djeshme parashikon ngrirjen e të gjitha pasurive të zotit Gadafi, katër djemve dhe vajzës së tij, si dhe 10 anëtarëve të rrethit të tij të ngushtë. Po ashtu rezoluta ndalon edhe udhëtimet jashtë vendit të këtyre 16 individëve.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Clinton tha se SHBA janë gati për t’i dhënë ndihmë Libisë për të mundësuar largimin e Muamar Gadafit. Në komentet që bëri sot për shtypin, zonja Klinton ofroi ndihmë për popullin libian, “ndërsa revolucioni vazhdon të shkallëzohet”. Zonja Klinton, e cila shkon në Gjenevë për konsulta me aleatët evropianë lidhur me hapat e mëtejshëm ndaj krizës në Libi, tha se është ende shpejt të parashikohet gjendja në të ardhmen.

Presidenti Obama i është bashkuar thirrjeve për dorëheqjen e Muamar Gadafit. Në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë thuhej se udhëheqësi libian “ka humbur legjitimitetin e drejtimit të vendit dhe duhet të bëjë atë që është mirë për vendit, duke larguar pa humbur kohë”.

Britania bëri një hap të paprecedent, heqjen e imunitetit diplomatik të zotit Gadafi, djemve të tij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes. Edhe Sekretari britanik i Shtetit, Uilliam Hague, tha se është koha që zoti Gadafi të largohet.

XS
SM
MD
LG