Lidhje

Libi: Trupat e Gadafit luftojnë për të mbajtur rrethimin e Misratës


Libi: Trupat e Gadafit luftojnë për të mbajtur rrethimin e Misratës
Libi: Trupat e Gadafit luftojnë për të mbajtur rrethimin e Misratës

Trupat libiane besnike të udhëheqësit Muamar Gadafi përdorën sot tanket dhe qëlluan me snajperë me synimin për ta mbajtur të rrethuar qytetin e Misratës, ndërsa vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit.

Sot ka patur njoftime për luftime në pjesën lindore të vendit, ku forcat kryengritëse dhe ato qeveritare nuk kanë shënuar ndonjë përparim. Focat kryengritëse përparuan më tej në qytetin strategjik Brega.

Ndërkohë, një i dërguar i qeverisë libiane shkon në Evropë për bisedime për t’u dhënë fund luftimeve. Ministri i jashtëm në detyrë i Libisë Abdul Ato al-Obeidi pritet ta takohet me zyrtarë turq për bisedime mbi ndërmjetësimin e një armëpushimi me forcat e opozitës.

Dje i dërguari i Moamar Gadafit zhvilloi bisedime të ngjashme me kryeministrin grek Jorgos Papandreu në Athinë. Sot Italia njohu forcat kryengritëse si grupi i vetëm legjitim që përfaqëson Libinë.

XS
SM
MD
LG