Lidhje

40 të vrarë dhe 400 të plagosur në Tripoli


Përleshjet shpërthyen në Tripoli sot pasi ushtarët dhe milicët që mbështesin qeverinë u përpoqën të vendosin qetësinë pas një proteste vdekjeprurëse kundër milicisë.

Kryeministri Ali Zidan paralajmëroi milicët të mos hynë në Tripoli duke kërkuar vetpërmbajtje. Të premten të paktën 40 persona u vranë dhe më shumë se 400 të tjerë u plagosën kur milicia nga qyteti i Misratës hapi zjarr mbi protestuesit që marshuan duke kërkuar që grupi të largohej nga kryeqyteti. Zyrtarët thane se numri i viktimave ka të ngjarë të shtohet.

Milicët kanë patur poste që nga kryengritja e vitit 2011 që përmbysi diktatorin Moammar Gadhafi dhe janë një forcë e fuqishme në vend.
XS
SM
MD
LG