Lidhje

Libi: Vriten gjatë luftimeve në Misrata dy gazetarë perëndimorë

  • Zëri Amerikës

Libi: Vriten gjatë luftimeve në Misrata dy gazetarë perëndimorë

Libi: Vriten gjatë luftimeve në Misrata dy gazetarë perëndimorë

Dy gazetarë të mirënjohur u vranë dje në qytetin e rrethuar të Misratës në Libi, dhe dy kolegë të tyre perëndimorë u plagosën ndërsa përpiqeshin të kryenin punën e tyre, për të informuar mbi luftimet mes forcave rebele dhe atyre qeveritare.

Tim Hetherington, i lindur në Britani, regjizor i kandiduar për çmimin Oskar dhe fotoreporter luftrash, u vra nga shpërthimi i një granate në rrugën Tripoli, një rrugë kryesore ku janë përqëndruar luftimet në qytetin e Misratës.

Kris Hondoros, amerikan i cili punonte për kompaninë “Getty Images”, vdiq disa orë më vonë, mbas një goditjeje të rëndë në tru. Mes çmimeve me të cilat ai është vlerësuar gjatë karrierës së tij, është Medalja e Artë Robert Capa, një prej çmimeve më prestigjoze në gjininë e fotografive të luftrave.

XS
SM
MD
LG