Lidhje

Libianët votojnë në zgjedhjet e para pluraliste në 60 vjet


Votuesit do të zgjedhin sot deputetët për asamblenë me 200 anëtarë

Libianët po hedhin sot votat në zgjedhjet e para pluraliste në 60 vjet. Votuesit do të zgjedhin sot deputetët për asamblenë me 200 anëtarë. Asambleja do të formojë qeverinë e përkohëshme dhe do të hartojë projekt-kushtetutën, në prag të zgjedhjeve të plota parlamentare të vitit të ardhshëm.

Forcat e sigurisë janë vendosur për të ruajtur rendin në qendrat e votimit.

Zyrtarët libianë thënë se protestuesit kanë penguar votimet në disa qendra në Libinë lindore, përfshirë qytetet Bengazi dhe Axhbadija. Disa grupe protestuesish kanë ngritur shqetësimin se Libia lindore është lënë në harresë nga zyrtarët e Tripolit dhe kërkojnë më shumë fuqi vendim-marrëse për rajonin.

Votimet e sotme zhvillohen më pak se një vit pasi sundimtari i mëparshëm Moamar Gadafi u kap dhe u vra nga kryengritësit anti-qeveritarë.
XS
SM
MD
LG