Lidhje

Libia deklaron zyrtarisht çlirimin

  • Keida Kostreci

Libia deklaron zyrtarisht çlirimin

Libia deklaron zyrtarisht çlirimin

Udhëheqësit e përkohshëm në Libi deklaruan zyrtarisht çlirimin e vendit nga regjimi 42 vjeçar i Moamar Gadafit në një ceremoni ku morën pjesë dhjetra mijëra njerëz në qytetin lindor të Bengazit.

Drejtuesi i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit Mustafa Abdel Jalil i tha turmës së mbledhur sot se ligji islamik do të jetë burimi kryesor i legjislacionit në Libinë pas Gadafit. Ai i bëri thirrje gjitashtu libianëve të kundërshtojnë urrejtjen dhe të fillojnë të rindërtojnë vendin.

Një turmë e madhe mbushi sheshin e qytetit duke valvitur flamuj libianë të monarkisë që Gadafi rrëzoi me një grusht ushtarak në vitin 1969.

Bengazi ishte pikënisja e kryengritjes anti-Gadafi që filloi në shkurt dhe përfundoi me vrasjen e tij të enjten ndërsa forcat e qeverisë së përkohshme mposhtën besnikët e tij në qytetin Sirte.

Në fjalimin e tij zoti Jalil vlerësoi mijëra protestuesit dhe luftëtarët e opozitës që u vranë gjatë kryengritjes. Ai falenderoi gjitashtu anëtarët e Natos dhe vendet arabe që kontribuan me avionë ushtarak në fushatën disa mujore për të mbrojtur libianët nga forcat e Gadafit dhe për të ndihmuar rebelët.

XS
SM
MD
LG