Lidhje

Libia dhe kapja e Al-Libit


Libia ka vazhduar me trazira pas marrjes peng javën e kaluar të kryeministrit të vendit nga forca milicore islamike, por ky nuk ishte shkaku i vetëm i trazirës në atë vend. Po aq zemërim atje ka patur për shkak të kapjes nga komandot amerikane të një të dyshuari të Al Kaidës, për të cilin familja e tij thotë se është i pafajshëm për krime terroriste.

Për gjetjen dhe kapjen e Abu Anas al-Libit, të lindur në Libi, janë ofruar 5 milionë dollarë që prej më tepër se një dekade. Zyrtarët amerikanë e kanë klasifikuar 49-vjeçarin si një nga terroristët më të kërkuar në botë, duke thënë se ai ishte ideatori i sulmeve me bombë në ambasadat amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998, ku u vranë 224 civilë.

Një javë më parë kërkimet përfunduan, kur ai u kap nga një ekip i forcave speciale amerikane, ndërsa kthehej nga lutjet e mëngjesit për në shtëpinë e tij, në një lagje me banorë të shtresës së mesme në Tripoli. Por gruaja e tij prej 22 vjetësh, Umm Abdul Rahman dhe tre djemtë e tij këmbëngulin se ai është i pafajshëm, se nuk ka kryer krime, duke thënë se ai është një patriot libian, një bashkëshort dhe baba i mirë.

“Burri im kishte qenëi anëtar i al-Qaida prje shumë vitesh. Por në vitin 1996 ai u largua nga radhët e organizatës".

Duke folur për Zërin e Amerikës në apartamentin e ngushtë me dy dhoma e një kuzhinë, Rahman thotë se al-Libi shkoi në Afghanistan në vitet 1980s për të luftuar kundër rusëve dhe u njoh me Osama Bin Ladenin, pasi u plagos rëndë në vitin 1988 në betejën për Jalalabadin.

Ajo thotë se i shoqi u deziluzionua me faktin që Al Kaida kishte në shënjestër amerikanë dhe perëndimorë dhe në vend të saj ju bashkua Grupit të Luftëtarëve Islamikë Libianë, të përbërë nga disidentë islamikë, që u përpoqën për dy dekada të largonin nga pushteti diktatorin libian, Kolonelin Moammar Gadhafi.

“Ai u largua nga al-Qaida për disa arsye. Por kur u njoh me anëtarët Grupit të Luftëtarëve Islamikë Libianë, mësoi se ata kishin vizion të njëjtë, një armik të përbashkët, i cili ishte regjimi i Gadhafit dhe donin ta rrëzonin atë nga pushteti."

Al-Libi dhe familja e tij bënin një jetë në lëvizje, duke shkuar në vende të ndryshme, si në Sudan, Qatar dhe Britain. Ata u burgosën në Iran, pasi u larguan nga Afghanistani, kur atje shkuan forcat amerikane.

Dhe tani gruaja e Al-Libit shqetësohet për të shoqin, i cili po mbahet në bordin e një anieje luftarake amerikane në Mesdhe.

Zyrtarët amerikanë thonë se al-Libi pati marrë në vitin 1993 foto survejimi nga ambasada në Nairobi dhe pati shqyrtuar objektiva të tjerë të mundshëm për al-Qaidën në Afrikën Lindore. Ndaj tij u ngrit aktpadi në vitin 2 mijë krahas me 20 persona të tjerë, nga një gjykatë në New York, akuzë që bazohej tek informacioni i dhënë nga një xhihadist egjiptian, i cili kryente detyrën e agjentit të dyfishtë për CIA-n.

“Këto janë akuza të rreme dhe është shumë e dhimshme dhe shqetësuese kur dëgjon që presidenti Obama e karakaterizon burrin tim si vrasës të qindra njerëzve, pa patur fakte dhe prova. A nuk është një i akuzuar i pafajshëm, përderisa nuk është provuar se është fajtor?"


Djali 20-vjeçar i Al-Libit, Abdullahu thotë:

“Babanë tonë e rrëmbyen dhe nuk e dimë në se ai është gjallë. A është ai mirë, apo keq. Ne duam të flasim me të, duam ta kontaktojmë, duam të dimë si është. Tani kemi parasysh vetëm rrëmbimin e tij atë ditë. Duam të dimë se si është tani."

Presidenti libian Ali Zidan e ka siguruar familjen se nuk ishte në dijeni të operacionit amerikan për kapjen e al-Libit.

Amerikanët thonë se qeveria libiane kishte lënë të kuptohej se e miratonte operacionin. Armiqtë politikë, kryesisht islamikë të zotit Zidan, nuk e besojnë atë dhe po kërkojnë dorëheqjen e presidentit

Trego komentet

XS
SM
MD
LG