Lidhje

Libia në qendër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s


Libia në qendër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s

Libia në qendër të takimit të ministrave të jashtëm të NATO-s

Sot në Berlin u hap takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, në fokus të të cilit janë operacionet ushtarake të aleancës perëndimore në Libi. Zyrtarët më të lartë në këtë takim përsëritën angazhimin e tyre për t’i dhënë fund regjimit të kolonel Gadafit dhe për të mbrojtur popullsinë civile.

Në hapje të takimit, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, përcaktoi qartë tonin e takimit të Berlinit.

"Objektivi ynë është siguria e popullit të Libisë. Ne po bëjmë ç’është e mundur të shmangim viktimat civile, duke vepruar me kujdes dhe presizion të lartë. Kjo është në kontrast të madh me forcat pro-Gadafit, të cilat sulmojnë civilët vazhdimisht dhe pa dallim. Por në fund të fundit, vetëm operacionet ushtarake nuk mund të zgjidhin krizën. Populli i Libisë do të vendosë fatin e vet dhe komuniteti ndërkombëtar do të ndihmojë në përcaktimin e një zgjidhjeje politike".

Zyrtarë të tjerë të lartë në takim mbështetën objektivin e NATO-s për t’i dhënë fund regjimit të kolonel Gadafit.

"Ne kemi një objektiv tjetër të përbashkët, të jemi dëshmitarë të përfundimit të regjimit Gadafi në Libi. Prandaj ne po kontribuojmë në shumë mënyra me qëllim që ky objektiv të bëhet realitet".

Kometeve të Sekretares Klinton u bëri jehonë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

"Në këtë takim ne do të përqëndrohemi tek zbatimi i strategjisë së NATO-s, për të cilën ramë dakord në Lisbon, si dhe vazhdimin e operacioneve të çarmatimit në Afganistan, por natyrisht që ne do të përqëndrohemi tek zbatimi i rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për t’i dhënë fund regjimit të Gadafit në Libi dhe që liria dhe demokracia të hedhin rënjë në atë vend".

Kryengritësit libianë janë përpjekur të mbajnë nën kontroll disa qytete, por sot ata thanë se trupat e kolonel Gadafit hapën zjarr me raketa, duke vrarë të paktën 9 veta. Qeveria e Tripolit është akuzuar se ka vënë në shënjestër civilët në qytetin port.

XS
SM
MD
LG