Lidhje

Biblioteka e Kongresit përzgjedh 25 këngë për t’iu shtuar Regjistrit Kombëtar të Incizimeve

  • Xhoen Kornblith

Biblioteka e Kongresit përzgjedh 25 këngë për t’iu shtuar Regjistrit Kombëtar të Incizimeve

Biblioteka e Kongresit përzgjedh 25 këngë për t’iu shtuar Regjistrit Kombëtar të Incizimeve

Çdo vit, Libraria e Kongresit këtu në Shtetet e Bashkuara përzgjedh 25 këngë, të cilat janë krijuar të paktën 10 vjet më parë e që cilësohen me vlera “kulturore, historike dhe estetike”, për t’iu shtuar Regjistrit Kombëtarë të Regjistrimeve.

Profesori Longhair ishte një prej artistëve më të rëndësishëm të skenës së Nju Orlinsit për dekada të tëra, me stilin e tij të interpretimit në piano, të ndikuar nga emra të mëdhenj të muzikës. Regjistrimi i vitit 1953 me titull “Tiptina” i është bashkangjitur Regjistrit Kombëtar të Regjistrimeve, sëbashku me disa regjistrime që datojnë fillimin e shkeullit të 19. Gjithashtu këtë vit në këtë Regjistër u shtua dhe një këngë që përçau gratë amerikane. Disa ishin të zemëruara me mesazhin e këngës, “Stand by your man”.

Përshkrimi i kësaj kënge në Librarinë e Kongresit thotë se “kënga flet për dobësinë e burrave, forcën e grave të tyre, dashurinë, besnikërinë dhe mbështetjen”. Pavarësisht se si mund të ndjehesh nga mesazhi i këngës së Tammy Wynette, nuk ka dyshim se kjo këngë është një këngë klasike kantri amerikan, me një kor që e shoqëron atë.

Regjistri Kombëtar i Regjistrimeve është rezultat i Aktit të Ruajtjes Kombëtare të Regjistrimeve të vitit 2000, i cili kishte si synim të zhvillonte një program kombëtar për të ruajtur trashëgiminë e tingujve amerikanë. Futjet e reja të pjesëve, një procedurë e përvitshme, përzgjidhen nga rëndësisa kulturore. Jo të gjitha janë këngë: Këtë vit lista përfshin tingullin e parë të prodhuar mekanikisht i cili quhet “fonoautogram” si dhe një meshë fetare të vitit 1963 të mbajtur nga Reverend C.L Franklin, i atii i Aretha Franklinit. Përpara se bija e tij të bëhej e famshme, ai ishte ndër pak priftërinjtë që mbanin mesha, që i regjistronte ato plotësisht dhe më pas i nxirrte për shitje. Por në këtë listë ka dhe një pjesë të historisë së Zërit të Amerikës!

Nga viti 1954 deri në vitin 1996, Willis Conover drejtoi programe për muzikën Xhaz tek Zëri i Amerikës, duke përçuar muzikën xhaz në vende, ku xhazi i ishte i ndaluar. Intervistat e tij me muzikantë të tillë si Duke Ellington, Billie Holliday, Stan Getz e të tjerë janë tashmë pjesë e Regjistrit Kombëtar të Regjistrimeve në Librarinë e Kongresit. Sipas zyrtarëve të Librarisë së Kongresit, këto intervista janë të rëndëishme sepse ato janë “ mundësia e parë për të dëgjuar mendimet e këtyre artistëve të mëdhenj të xhazit, të cilët u rritën sëbashku me muzikën e tyre”.

Përzgjedhja për regjistrin Kombëtar të Regjistrimeve përfshin gjithë spektrin muzikor. E famshmja “Take me out to the bollgame” është kënga që dëgjohet më shpesh.

Këtë vit janë shtuar gjitahshtu dhe pjesa solo e Al Green ”Let’s stay together”. Për më shumë informacione rreth materialeve muzikore të përzgjedhura këtë vit, mund të vizitoni faqen e Librarisë së Kongresit me adresën www.loc.gov.

XS
SM
MD
LG