Lidhje

Shkëmbimi i librave e mban më të bashkuar komunitetin


Kuti të vogla prej druri në formën e kafazeve të zogjve kanë fillur të vihen nëpër rrugë në gjithë Shtetet e Bashkuara dhe nëpër botë. Ato nuk janë për të ushqyer zogjtë, por trurin. Individë apo grupe fqinjësh i krijojnë, dhe i mbushin dhe rimbushin këto librari me libra për ata që duan të lexojnë. Këto librari të vogla kanë një mision, për të ndarë me të tjerët dashurinë për të lexuar dhe për të ndërtuar një komunitet të fortë.

Ajo që duket si një kafaz i vogël zogu me ngjyrë të kuqe jashtë shkollës fillore Centreville në Virxhinia, tërheq shumë vemendjen e njerëzve. Por aty nuk ka zogj, por rreth 20 libra për fëmijë. Çdo fëmijë i komunitetit, i cili do të lexojë mund të marrë një prej tyre. Libraria e vogël u ndërtua në kuadrin e një projekti shërbimi të skautisteve të shkollës.
“Ishte sfiduese”.

Kyra Gosney është një prej tyre.

“Ne duhet ta lyenim dhe ta montonim”.

Isabella Sursi thotë se kjo ishte një përvojë mësimi.

“Ne duhet të siguroheshim se po bënim atë që duhej. Ne duhet të diskutonim të gjitha tetaket para se ta ndërtonim atë”.

Nëna e saj, Stephanie Sursi, thotë se edhe në këtë komunitet relativisht të pasur, libraria i shërben një qëllimi.

“Ka ende fëmijë prindërit e të cilëve bëjnë dy punë ose nuk i çojnë fëmijët në bibliotekë ose nuk i mendojnë librat si dhurata”.

Vajzat kanë mbledhur më shumë se 400 libra deri tani për t’u siguruar se kjo librari e vogël ka materiale të ndryshme. Përgjegjësja e bibliotekës së shkollës, Sheri D’Amato ((dee-ah-MAH-toe)), thotë se ajo kontrollon që çdo libër që vihet në kuti të jetë i përshtatshëm për fëmijët e nivelin e tyre të leximit.

“Ne duam të fëmijët të kenë qasje tek libri në çdo kohë. Biblioteka e shkollës nuk është gjithmonë e hapur. Ne nuk jemi këtu në fundjavë, ne largohemi rreth orës katër ditëve të javës. Edhe biblioteka publike nuk është e hapur gjatë gjithë kohës. Këto librari të vogla janë të hapura gjithë kohën, nuk kanë nevojë për fletëhyrje dhe as për para”.

Këto librari të vogla i gjen kudo, edhe atje ku nuk e mendon. Kristen Brabrook krijoi një prej tyre në pastiçerinë që ajo menaxhon në Reston të Virxhinias.

“Unë i dua shumë librat. Unë kam më shumë libra se sa vjeshje”.

Kur ajo lexoi për këto librari të vogla, ajo menjëherë mendoi të ndërtonte një prej tyre.

“Unë jetoj në apartament dhe nuk mund ta vendosja një të tillë, prandaj e ndërtova në dyqan”.

Ajo vazhon të blejë libra për ta bërë librarinë e saj tërheqëse.

“Njerëzit vinë për të ngrënë kek. Ata e shikojnë librarinë. Ata pyesin gjithmonë për koston, pro ne u themi është falas dhe mund të merrni një libër”.

Një nga klientet e rregullta të dyqanit, Collin Chartier, e pëlqen këtë ide.

“Mendoj se është ide e bukur dhe e bën mjedin më të këndshëm”.

Idea e librarive të vogla lindi tri vjet më parë në Hadson, Uiskonsinit, kur ish mësuesi që i do shumë librat, Todd Bol, ndërtoi modelin e saj.

“Unë fillimisht e ndërtova librarinë për të nderuar nënën time. E vendosa atë në kopshtin përpara shtëpisë dhe nuk mendova të ndërtoja tjetër”.
Por fqinjët e pëlqyen shumë kutinë e vogël prej druri, prandaj ai u frymëzua për të krijuar Organizatën e Librarisë së Vogël për të përhapur idenë.

Tani janë më shumë se 2500 librari të vogla në gjithë Shtetet e Bashkuar adhe më tej.

“Huffington Post e ka quajtur këtë një fenomen në rritje”.

Të rinjtë e pëlqejnë këtë koncept dhe ai ka marrë përmasa të mëdha.

Kendall Claar, e cila ndërtoi me miqtë e saj librarinë e vogël të shkollës fillore Centreville thotë se do ta marrë malli për të, pasi vitin tjetër ajo shkon në klasë të shtatë.

“Por kam kënaqësinë të mendoj se gjithmonë do të jetë një pjesë imja këtu që të kujtohem”.

…një përfundim i lumtur i çdo libri.
XS
SM
MD
LG