Lidhje

Libia shkatërron armët e saj kimike


Ministri i jashtëm i Libisë thotë se vendi i tij ka shkatërruar sasinë e fundit të armëve kimike nga koha e diktatorit Moamar Gadafi. Mohammed Abdelaziz tha dje se në mesin e armëve të shkatërruar ishin edhe qindra predha të mbushura me gaz.

Ministri Abdelaziz tha se Libia tani është plotësisht e lirë nga armët kimike që përbënin një kërcënim për libianët, fqinjët e tyre, dhe mjedisin.
Ai falënderoi Kanadanë, Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara për ndihmën e tyre në shkatërrimin e këtyre armëve.

Libia ka nënshkruar traktatin ndërkombëtar të armëve kimike në vitin 2004 për të përmirësuar marrëdhëniet me Perëndimin.

Por përpjekjet e saj për t’i eliminuar e vetme këto armë u ndërprenë gjatë kryengritjes së vitit 2011, e cila çoi në përmbysjen dhe vdekjen e Moamar Gadafit.
XS
SM
MD
LG