Lidhje

DASH paralajmëron amerikanët në Libi


Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Libi që të largohen menjëherë nga ky vend për shkak të situatës "së paqëndrueshme" të sigurisë.

Në paralajmërimin kundër udhëtimit në Libi të publikuar mbrëmë thuhet se qeveria libiane nuk ka ndërtuar një ushtri dhe polici adekuate dhe se shumë armë të nivelit ushtarak janë në duart e civilëve. Në paralajmërimin e Departamentit të Shtetit thuhet se në mesin e armëve që janë në duart e civilëve përfshihen armë anti-ajrore që mund të përdoren kundër avionëve civil.

Paralajmërimi thotë se të huajt në Libi në përgjithësi supozohet të jenë të lidhur me qeverinë amerikane dhe mund të jenë objekt i rrëmbyesve apo vrasësve.

Më parë të martën, një zyrtar i Pentagonit tha se aeroplanmbajtësja USS Bataan është duke u vendosur në Mesdhe në rast se evakuimi i amerikanëve nga Libia do të ishte i nevojshëm.

Grupe të armatosura sulmuan parlamentin libian javën e kaluar dhe militantët islamikë kanë paralajmëruar Shtetet e Bashkuar që të mos ndërhyjnë në Libi.
XS
SM
MD
LG