Lidhje

Libia urdhëron shpërndarjen e grupeve paraushtarake


Presidenti i Asamblesë Kombëtare u zotua të shpërndajë të gjithë milicitë dhe kampet ushtarake që veprojnë jashtë kontrollit të shtetit

Udhëheqësi i përkohshëm i Libisë ka dhënë urdhër për shpërndarjen e të gjitha grupeve paraushtarake të pa-autorizuara, pas protestave të gjera dhe revoltimit në rritje lidhur me ekzistencën e tyre.

Presidenti i Asamblesë Kombëtare Mohamed el-Magarief u zotua të shpërndajë të gjithë milicitë dhe kampet ushtarake që veprojnë jashtë kontrollit të shtetit. Deklarata e tij u bë pasi autoritetet morën nën kontroll bazat e grupeve paraushtarake në qytetin lindor të Bengazit dje, pas luftimeve që lanë të vrarë 11 vetë dhe plagosën 60 të tjerë.

Përleshjet jashtë kompleksit të grupit xhihadist pasojnë protestat e gjera të së premtes, ku dhjetëra mijëra libianë marshuan përmes Bengazit duke kërkuar shkrirjen e milicive.

XS
SM
MD
LG