Lidhje

Lidhja Arabe bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të zjarrit në Siri


Lidhja Arabe bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të zjarrit në Siri
Lidhja Arabe bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të zjarrit në Siri

Kreu i Lidhjes Arabe thotë se snajperët dhe njerëzit e armatosur mbeten kërcënim në qytetet siriane, pavarësht pranisë së vëzhguesve të Lidhjes arabe. Duke folur sot në Kajro, Nabil El Arabi ka bërë thirrje për një ndërprerje të menjëhershme të zjarrit.

Ai tha se ushtria e Sirisë është tërhequr nga qytetet, por snajperët ende vrasin njerëz dhe kjo bën të mos jetë e kuptueshme si cilët janë njerëzit që qëllojnë dhe arsyet se pse shtien.

Lidhja Arabe ka nisur vëzhgues në Siri për të kontrolluar sipas një plani për paqen mbas shtypjes 9 mujore që është ushtruar ndaj protestuesve antiqeveritarë.

Plani kërkon që qeveria e Sirisë të tërheqë forcat e sigurisë dhe armatimet e rënda nga rrugët, të nisë bisedimet me opozitën, të lirojë të burgosurit politikë dhe të lejojë vëzhguesit në vend.

Shefi i Lidhjes Arabe tha se ka 70 vëzhgues në 6 qytete të Sirisë, dhe 30 të tjerë do t’u bashkohen atyre së shpejti. Ai tha se vëzhguesit kanë siguruar deri tani lirimin e rreth 3,500 të burgosurve në Siri.

Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 150 njerëz janë vrarë anembanë Sirisë që kur vëzhguesit nisën misionin e tyre javën e kaluar.

XS
SM
MD
LG