Lidhje

Lidhja Arabe i bëri thirrje qeverisë siriane të ndalojë veprimet e dhunshme


Lidhja Arabe i bëri thirrje qeverisë siriane të ndalojë veprimet e dhunshme

Lidhja Arabe i bëri thirrje qeverisë siriane të ndalojë veprimet e dhunshme

Turqia dhe vende anëtare të Lidhjes Arabe po bëjnë thirrje për “masa urgjente” për të ndalur reagimet e dhunshme të qeverisë kundër opozitës në Siri, pas sulmeve të luftëtarëve ish-ushtarakë kundër një baze të ushtrisë, tani në muajin e tetë të protestave.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Lidhjes Arabe dhe Turqisë u takuan sot në Marok, për të diskututar mbi masa të reja ndëshkuese kundër Sirisë, për shkak të vazhdimit të dhunës mbi protestuesit. Ministri i Jashtëm i Katarit tha se anëtarët e Lidhjes po punojnë për të ndalur vrasjet e vazhdueshme të kundërshtuesve të qeverisë.

Ministri i Jashtëm turk Ahmet Davutoglu tha në takim se qeveria siriane “do t’i paguajë shtrenjtë” veprimet që po kryen. Siria i bojkotoi bisedimet, vetëm pak ditë pasi Lidhja Arabe votoi për pezullimin e anëtarësisë së saj.

Pezullimi hyn në fuqi sot.

Ish-ushtarakë, tashmë mbështetës të opozitës, sulmuan një bazë të ushtrisë pranë Damaskut, duke shtuar shqetësimet për një luftë civile të gjatë.

XS
SM
MD
LG