Lidhje

Lidhja Arabe konfirmon sanksionet ndaj Sirisë ndërkohë që trazirat vazhdojnë


Lidhja Arabe konfirmon sanksionet ndaj Sirisë ndërkohë që trazirat vazhdojnë
Lidhja Arabe konfirmon sanksionet ndaj Sirisë ndërkohë që trazirat vazhdojnë

Lidhja Arabe ngriu dje pasuritë e 19 zyrtarëve të lartë sirianë dhe ndaloi udhëtimin e tyre në shtetet arabe.

Pas një takimi në Doha, ministri i Jashtëm i Katarit Sheik Hamad bin Jassim al-Thani, i cili kryeson komisionin e procesit të paqes të Lidhjes Arabe, tha se paneli i dha gjithashtu afat deri sot Damaskut për të shkuar në Doha që të nënshkruajë një marrëveshje për t’i dhënë fund goditjes ushtarake të protestave.

Po ashtu dje, aktivistët sirianë thanë se të paktën 23 persona u vranë në protestat anti-qeveritare në gjithë vendin, duke përfshirë përleshjet e dhunshme mes trupave qeveritare dhe ushtarëve kryengritës në provincën veriore Idlib. Dëshmitarët thanë se betejat janë intensifikuar ditët e fundit, ndërsa ushtarë të tjerë kanë dezertuar nga njësitë e rregullata të ushtrisë.

Luftimet e fundit u zhvilluan një ditë pasi Këshilli i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut votoi për ta ndëshkuar Sirinë për “shkeljet e rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut” që lidhen me goditjen qeveritare ndaj disidencës. Këshilli ra dakord gjithashtu të emërojë një hetues të posaçëm për të shqyrtuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Siri.

Ndërkaq, dje në Stamboll, Zv/presidenti Xho Bajden vlerësoi Turqinë për marrjen e masave ndaj shtypjes së protestave në Siri. Ai iu bashkua gjithashtu udhëheqësve të tjerë botërorë në thirrjen drejtuar Presidentit sirian Bashar al-Assad që të japë dorëheqjen.

XS
SM
MD
LG