Lidhje

Lidhja Arabe pret nënshkrimin e planit të paqes nga Bashar al-Assad


Lidhja Arabe pret nënshkrimin e planit të paqes nga Bashar al-Assad
Lidhja Arabe pret nënshkrimin e planit të paqes nga Bashar al-Assad

Zyrtarë të lartë arabë thonë se ata presin që presidenti sirian Bashar al Assad të nënshkruajë shumë shpejt një plan paqeje të Lidhjes Arabe me qëllim dhënien fund të shtypjes vdekjeprurëse ndaj protestave 9 mujore të opozitës.

Kryeministri i Katarit Shekih Hamad bin Jassim al Thani tha sot se ai ka informacione se zoti Assad do ta nënshkruajë marrëveshjen. Ministri i jashtëm i Omanit tha gjithashtu se ai është “optimist” se Siria do të bjerë dakort me ftesën e Lidhejs Arabe brenda 24 orëve.

Ky plan i bën thirrje Sirisë që të lejojë vëzhguesit e huaj të hyjnë në vend për të verifikuar nëse qeveria po respekton zotimin e saj për të ndaluar forcat e sigurisë që të godasin protestuesit që kërkojnë t’i jepet fund regjimit autokratik 11 vjeçar të zotit Asad. Sipas kësaj iniciative, Damaskuduhet të përfshihet në dialog me grupet e opozitës për reformat politike.

XS
SM
MD
LG