Lidhje

Lidhja Arabe pritet të hartojë një raport mbi Sirinë


Lidhja Arabe pritet të hartojë një raport mbi Sirinë

Lidhja Arabe pritet të hartojë një raport mbi Sirinë

Lidhja arabe thotë se ministrat e saj të jashtëm do të mblidhen të dielën e ardhshme për të analizuar një raport përfundimtar të vëzhguesve të dërguar në Siri për të përcaktuar nëse qeveria po e zbaton premtimin për ndaljen e shtypjes së kryengritjes së opozitës.

Vëzhguesit e Lidhjes Arabe pritet ta përfundojnë misionin që filluan në Siri më 26 dhjetor. Organizatat siriane të të drejtave të njeriut thonë se Presidenti Bashar al-Assad ka mashtruar vëzhguesit dhe ka përshkallëzuar sulmet vdekjeprurëse ndaj opozitës javët e fundit.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon i bëri thirrje Presidentit sirian Bashar al-Assad sot që të ndalë vrasjen e popullit të tij.

Në një fjalim në një konferencë mbi demokracinë në botën arabe, zoti Ban tha se “rruga e shtypjes është një udhë pa krye”.

Zoti Ban tha në konferencën që u zhvillua në Beirut se revolucionet në botën arabe tregojnë se njerëzit nuk janë më të kënaqur me regjimet autoritare.

Ai bëri gjithashtu thirrje që t’i jepet fund pushtimit izraelit në botën arabe, duke thënë se vendbanimet si të vjetrat, ashtu edhe të rejat janë “të paligjshme”.

XS
SM
MD
LG