Lidhje

Lidhja Arabe shikon përparime në misionin e saj në Siri


Lidhja Arabe shikon përparime në misionin e saj në Siri
Lidhja Arabe shikon përparime në misionin e saj në Siri

Shefi i Lidhjes Arabe u tha gazetarëve se snajperët vazhdojnë të qëllojnë ndaj civilëve sirianë, por ai theksoi pika pozitive për misionin një javor që ka për synim dhënien fund të gjakderdhjes që ka ardhur si rezultat i shtypjes qeveritare ndaj kundërshtarëve të saj politikë. Zoti El Arabi tha se ka patur përparime në largimin e armëve të renda nga qytetet siriane dhe tha se qeveria e Sirisë ka liruar më shumë se 3 mijë të burgosur.

Ai tha përmes një përkthyesi si tanket dhe artileria janë tërhequr nga zonat e populluara. Ai shtoi se vëzhguesit e Lidhjes Arabe po ashtu kanë ndihmuar në largimin e trupave të vrarë nga qytetet dhe për të furnizuar me ushqime njerëzit në Homs.

Por shefi i Lidhjes Arabe theksoi se vazhdojnë të shtënat dhe se hapi tjetër do të jetë puna për të larguar snajperët tërësisht. Faqet e internetit të opozitës tregojnë video të atyre që besohet se janë snajper qeveritarë nëpër minaretë e një xhamie. Një tjetër video tregon trupin e një fëmije që thuhet se është vrarë nga një snajper ndërkohë që doli nga shtepia për të blerë bukë. Autenciteti i vedeove nuk është konfirmuar.

Analisti për Lindjen e Mesme Hilal Khashan me Universitetin Amerikan në Beirut thotë se komenti i shefit të Lidhjes Arabe rreth snajperëve tregon një arritje për misionin e vëzhguesve.

“El Arabi tha se vëzhguesit e Lidhjes Arabe do të lëshojnë një dekleratë së shpejti mbi misionin e tyre në Siri. Mendoj se na dha ca informata se çfarë drejtimi ka deklerata fillestare. Ai tha se ka ende snajper nëpër çati. Është një zhvillim i madh që El Arabi thotë se ka ende snajperë.”

Misioni vëzhgues i Lidhjes Arabe është caktuar që të përfundojë në më pak se dy javë. Më shumë se 70 vëzhgues ndodhen në Siri me të tjerë që pritet të mbërrijnë. Por udhëheqësit e opozitës siriane ankohen se misioni është shumë i vogël, i pa pajisur mirë me bazën e duhur dhe jo i trajnuar siç duhet për misionin.

XS
SM
MD
LG